Numri i të vdekurve në Siri shkon mbi 230, i të plagosurve mbi 600 - burimet zyrtare
Më shumë se 100 njerëz u tha se janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në Siri, raportuan mediat shtetërore siriane në orën 7:20. Tërmeti u ndje përgjatë bregut perëndimor të vendit nga Latakia deri në kryeqytetin Damask, njofton BBC. Por pak miniuta pas këtij lajmi, Një përditësim nga Ministria siriane e Shëndetësisë njoftoi se janë mbi 237 njerëz të vrarë në vend - në të gjithë provincat e Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus. Më shumë se 600 njerëz janë plagosur, tha ministria.
Ai goditi gjithashtu rajonet e kontrolluara nga opozita përgjatë kufirit sirian-turk, ku aksesi në kujdesin shëndetësor është i kufizuar dhe shumë jetojnë në kushte të rrënuara.
Një video e shpërndarë në internet nga mbrojtja civile siriane vullnetare, Helmetat e Bardha, tregon operacionet e evakuimit dhe të ndihmës së parë që po zhvillohen në errësirë në rajonin në veri të Aleppos.
Shumë banorë janë ende të bllokuar në rrënoja, raportojnë mediat lokale. Ata po ashtu u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në transportimin e viktimave në spitale.