Pioli surprizon me lojtarët dhe skemën, ja formacionet zyrtare të derbit Inter-Milan

Ndeshja e sotme mes Interit dhe Milanit në Serinë A ka një vlerë shumë të rëndësishme për skuadrat. Përtej faktit se kush do të jetë ekipi që do të cilësohet si ndjekësi i Napolit në rrugëtimin për titullin kampion, në lojë është edhe prestigji në një duel historik.

Të dy skuadrat nuk vijnë në formën më të mirë të mundshme në këtë duel, e sidomos kuqezinjtë që nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh, teksa kanë humbur dy të fundit. Kjo e bën ndeshjen edhe më entuziazmuese dhe një spektakël të garantuar.