Rilindja terror ndaj punonjësve të administratës/ Goci publikon mesazhin e ‘koordinatores dixhitale’…

Pedagogu Ervin Goci ka publikuar një bisedë nga ku shihet se si Koordinatorja Dixhitale e rilidnjes i dërgon mesazh një punonjësi të administratës ku e paralajmëron për mungesë angazhimi dhe pikë të dobëta në aplikacionin "Aktivisti".

Goci shprehet se ky është një terror ndaj punonjësve të administratës.

Postimi në Facebook:

“Ne mes te Europes..nje sharlatan qe as me rrena nuk e mban dot me popullin..ndoshta për ne si spektatorë nga jashtë mund të ngjajë si rënie stili, por për punonjës administratës qe monitorohen 24 orë është terror i pastër.

Rroftë KQZ-ja që bën zgjedhje.”