", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/05/auto_14C4C2FB-B139-4192-86DC-2AE6E1E468001675616040.jpeg", "width": 900, "height": 600 } }

Dueli në Londër/ Triumfon Jurgen Uldedaj, boksieri shqiptar fiton me knock out teknik ndaj argjentinasit

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ia doli të triumfojë në debutimin e tij në Londër përballë rivalit të tij, Bruno Igor Hong. 

Përballja nisi e luftuar nga të dy boskierët, me argjentinasin që fillimisht tentoi të godiste Uldedaj, por shqiptari u mbrojt mjaft mirë. Në raundin e katërt, boksieri kuqezi arriti të fitonte këtë takim me kock out teknik, pasi Hong u tërhoq.

Boksieri kuqezi ka arritur të marrë fitoren e tij të 15-të, në po aq ndeshje të zhvilluara nga 25-vjeçari. Gjithashtu, Uldedaj i shkaktoi humbjen e nëntë rivalit të tij Bruno Igor Hong.