", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/05/auto_auto_60016756092091675609882.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

VIDEO/ Momente paniku në aeroplanin rus me 309 pasagjerë, motori përfshihet nga zjarri

Motori i një aeroplani komercial u përfshi nga zjarri derisa po transportonte 321 njerëz në Tajlandë.

Gjithçka ndodhi kur rrota shpërtheu derisa po bëhej gati të ngrihej në ajër, dhe piloti u detyrua menjëherë të anulojë fluturimin.

309 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në aeroplanin rus në Phuket të Tajlandës, u nxorën nga aeroplani që u përfshi nga zjarri.

Pamjet dramatike shfaqin një Boeing 767-306ER, nga i cili në mënyrë të befasishme filloi të del zjarri nga njëri motor.

Sipas pasagjerëve që ishin brenda, janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme, kurse gjithçka ndodhi si pasojë e shpërthimit të një gome dhe zjarrit që më pas u shfaq në njërin motori.