Deputetja e PD-së: Rilindasit e Shkodrës aheng e festa luksoze, bëni publike faturat

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli Gjoni ka denoncuar takimet shfrenuara me aheng e darka që zhvillohen në Shkodër.

Ajo ka bërë thirrje që japen shpjegime publike se nga vijnë milionat e shpërdoruara për festime luksoze. Ndësa i ka akuzuar ato se po bëjnë karshillëk të gjithë qytetarëve të ndershëm e të drejtë të Shkodrës.

Postimi i deputetes:

Një pyetje për Edin dhe mëkëmbësit e tij në minorancë në Shkodër?!

Shkodranët kur festojnë ndër gëzime i paguajnë vetë lekët po këto festat tuaja kush i paguan apo “Aldat & tigrat” e qeverisjes që pasi vjedhin sa munden në institucionet publike, bëhen deputetë e më pas shtrojnë me ndonjë “kacidhe” festa luksoze me vajza dhe gra rrogëtare duke i bërë karshillek të gjithë qytetarëve të ndershëm e të drejtë të Shkodrës!

Nëse nuk përgjigjet nuk ka faj se po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar faturën e majme të festës bashkë me orkestër e këngëtarë!