VIDEO-SYRI TV/ PL akuza Veliajt për situatën në Sharrë: Rrezikohet katastrofë mjedisore

Partia e Lirisë ka denoncuar sërish gjendjen në landfillin e Sharrës, duke akuzuar se groposja e mbetjeve nuk po bëhet sipas standardeve të BE.

Kryetarit i Komisionit të Turizmit dhe Mjedisit, në PL, Roni Telegrafi i ka bërë thirrje ministrisë së Turizmit dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, të kontrollojnë situatën e groposjes së mbetjeve, sepse po rrezikohet një katastrofë mjedisore.