VIDEO/ Nuk ndalet Suarez, realizon dopietë në fitoren e Gremios

Luis Suarez ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Gremios ndaj Aimore në kampionatin brazilian.

Sulmuesi uruguaian realizoi dopietë në këtë sfidë, duke shkuar në kuotën e 7 golave dhe një asistim në 5 ndeshje për klubin e ri.

Kujtojmë se 36-vjeçari nënshkroi kontratë me klubin brazilian në dhjetor si lojtar i lirë.