Një histori që të lë pa frymë: Ai mundi kancerin, më pas shënoi gol në ‘Ditën Botërore të Kancerit’
Sebastien Haller, sulmuesi i Borussia Dortmundit, i cili së fundmi mundi kancerin, shënoi ditën e djeshme golin e tij debutues për këtë skuadër dhe për ta bërë historinë kinematografike dhe për t'ju lënë pa frymë, e bëri këtë në Ditën Ndërkombëtare kundër kësaj sëmundjeje të ligë.
Dita Ndërkombëtare e Kancerit (4 Shkurt) festohet për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili u diagnostikua me kancer në testikuj pas mbërritjes te Borussia Dortmund, shënoi golin e tij të parë për klubin gjerman në këtë ditë simbolike dhe e bëri këtë në një fitore bindëse 5-1 kundër Freiburg në raundin e 19-të të Bundesligës gjermane.
Kur Haller shënoi golin, të gjithë shokët e tij të skuadrës, dukshëm të lumtur dhe të kënaqur për shkak të gjithçkaje që kishte bërë kolegu i tyre, vrapuan për ta përqafuar dhe në fund të të gjithave, dhe më e rëndësishmja për Hallerin dhe Borussia, përfunduan duke fituar tre pikët.
Historia e Haller-it, sidomos me epilogun që mori dje, padyshim të lë pa frymë dhe mund të jetë vetëm një frymëzim për të gjithë ata që bëjnë këtë betejë të vështirë jetësore dhe që në fund, me forcën e mendjes dhe të trupit, dalin fitues.
Kujtojmë se dita e katërt e shkurtit i kushtohet festimit të luftës kundër kancerit. Kjo është, me fjalë të tjera, një nismë unike për të luftuar këtë epidemi globale, e cila është shkaku kryesor i vdekjeve në botë.
Numri i pacientëve me kancer është vazhdimisht në rritje, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikoi më parë se numri i pacientëve mund të rritet në 27.5 milionë deri në vitin 2040.