VIDEO-SYRI TV/ Lumi Osum gërryen tokat, banorët: Nuk kemi marrë kompensim

Dhjetëra hektarë tokë në fshatin Moravë të Beratit janë gërryer nga lumi Osum, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët. Këta të fundit po braktisin bujqësinë, pasi pas përmbytjeve dhe erozionit lumor, nuk janë dëmshpërblyer nga shteti.

Nga SYRI TV

Mbi 200 familje në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak në rrethin e Beratit jetojnë çdo ditë me frikën e përmbytjeve nga lumi Osum, që çdo vit u ka marrë dhjetëra hektar tokë bujqësore.

Banorët shprehen se,ata janë përmbytur me dhjetëra herë dhe në çdo përmbytje punonjësit e emergjencave civile kanë shkruar vetëm procesverbale por asnjëri prej tyre nuk ka marrë dëmshpërblim.

Dëmet për fermerët janë të mëdha, pasi toka është për ta e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura për jetesë, ndërsa frika nga përmbytjet, ka bërë që banorë të braktisin bujqësinë.

Ata i bëjnë apel për ndihmë shtetit, që të marrin dëmshpërblimet e përmbytjeve dhe jo premtimet,pasi çdo vit të mbjellat e tyre i ka marrë lumi.