VIDEO/ Një nga pritjet më të mira u pa mbrëmë në Itali, sulmuesi i Romës mbeti i befasuar
Portieri i Empolit, Guglielmo Vicario, bëri një nga mbrojtjet më të mira të parë ndonjëherë në futboll në ndeshjen kundër Romës, e cila u luajt të shtunën në kuadër të javës së 21-të të Serisë A.
Edhe pse Roma fitoi 2-0 falë golave që shënoi në 10 minutat e parë të ndeshjes, ndërhyrja e portierit të Empolit është padyshim lëvizja e ndeshjes dhe diçka që me siguri do ta shohim në momentet kryesore televizive në vitet e ardhshme.
vicario. pic.twitter.com/877G5ggryy
— ? ER Karsdorpino, Mi Mangio Un Panino ⵣ. (@assromax) February 4, 2023
Fillimisht, Vicario shpëtoi gjuajtjen e Dybala-s, më pas shpëtoi edhe tentativën e Mancinit ku topi u devijua, por pritja e tretë ishte spektakolare dhe me siguri do të jetë më e mira e këtij sezoni.
VICARIO TRIPLE SAVE!#RomaEmpoli
— Reyi (@Reinaldodcg9) February 4, 2023
pic.twitter.com/aSfPl96058
Edhe pse ishte në tokë dhe në vijën e portës, portieri i Empolit arriti të ngrinte këmbët dhe të ndalonte tentativën e Abrahamit nga vetëm dy metra dhe sulmuesi i verdhekuqëve nuk mund ta besonte atë që kapi portieri kundërshtar.
Pritjet e tij, megjithatë, nuk arritën të ndihmojnë ndjeshëm Empolin në këtë ndeshje dhe rikujtojmë se Roma fitoi 2-0 dhe kështu u ngjit në vendin e dytë të renditjes.