Grenell sulmon Blinken: Nuk e anuloi vizitën në Pekin derisa publiku mësoi për balonën kineze
Richard Grenell, këshilltari i ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump, ka sulmuar Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken, pas incidentit mes Kinës dhe SHBA, për balonën spiune kineze që ka shkelur hapësirën ajrore amerikane.
Në një reagim në Twitter, Grenell akuzon Blinken se ishte në dijeni të balonës, por fillimisht nuk e anuloi vizitën në drejtim të Kinës.
Udhëtimin e planifikuar për në Pekin Blinken e refuzoi, sipas Grenell, vetëm pasi lajmi u bë publik në media dhe qytetarët amerikanë mësuan për atë që kishte ndodhur.
"Anthony Blinken e dinte që një balonë spiune kineze manovronte në hapësirën ajrore të SHBA-së, por nuk e anuloi udhëtimin e tij në Kinë derisa publiku mësoi për balonën", shkruan Grenell.
Ndërsa në një reagim të dytë, Grenell shprehet me doza ironie se gazetarët e Departamentit të Shteitt ishin më shumë të mërzitur për faktin që nuk shkuan dot në Kinë, se sa t'i bënin presion Blinkenit për qëndrimin e tij.
Një balonë e madhe kineze në lartësi të madhe udhëtoi nëpër ShBA të premten, duke sjellë akuza të ashpra nga Pentagoni për spiunim në vende të ndjeshme ushtarake, pavarësisht mohimeve të prera të Kinës.
Balona që fluturonte në një lartësi prej 18 mijë metra, u pa më herët mbi Montana, e cila është shtëpia e një prej tre fushave të silove të raketave bërthamore të Amerikës në bazën e Forcave Ajrore Malmstrom, thanë zyrtarët e mbrojtjes, shkruan AP.
Më vonë të premten, Pentagoni pranoi raportet për një balonë të dytë që fluturonte mbi Amerikën Latine. “Tani vlerësojmë se është një tjetër balonë mbikëqyrëse kineze”, tha Brig. Gjenerali Pat Ryder, sekretari i shtypit i Pentagonit, tha në një deklaratë, duke refuzuar të ofrojë informacione të mëtejshme, si p.sh. vendi ku u vu re.