VIDEO/ Messi shënon këtë supergol nga distanca ndaj Toulouse, i jep fitoren PSG-së

Lionel Messi ka shënuar një supergol në ndeshjen e sotme që Paris Saint-Germain zhvilloi ndaj Toulouse në kuadër të javës së 22-të në Ligue 1.

Parisienët e mbyllen pjesën e parë me barazim 1-1 ndaj Toulouse, në një ndeshje shumë të luftuar.

Megjithatë, vendasit gjetën shpejt golin në pjesën e dytë me anë të yllit argjentinas, Lionel Messi.

Messi arriti të shënojë një supergol nga distanca për epërsinë 2-1.

Goli i sulmuesit argjentinas erdhi minutën e 58-të të takimit pas asistimit të Achraf Hakimit, duke rezultuar deçiziv në fund, pasi PSG-ja fitoi 2-1.

Ky ishte goli i 10-të i Lionel Messi deri tani në Ligue 1, ndërsa ka edhe 10 asistime.