Kamberi 'gozhdon' Vuçiçin/ Berisha: Përgjigje epike e deputetit shqiptar dhënë 'Putinit' të vogël

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç në lidhje me marrëveshjen me Kosovën dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Një përgjigje epike e deputetit shqiptar, Shaip Kamberi dhënë “Putinit” të vogël në Parlamentin e Serbisë’, shkruan Berisha në Facebook.  

Ndër të tjera, deputeti Kamberi i ka kujtuar Vuçiçit se Serbia me arrestimi i Kurtit kur ishte i ri, ka fituar një kryeministër me të cilin janë të detyruar të bëjnë marrëveshje.