Ilda Zhulali: Rama i përfshirë direkt në skandalin 'McGonigal', çështja është në Gjykatën e Uashingtonit
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ila Zhulali shprehet se çështja e Edi Ramës me McGonigal ndodhet në Gjykatën e Uashingtonit.
Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatorin Edvin Parruca, drejtuesja e Departamentit për Politikën e Jashtme në PD tha se ka një tendencë për të manipuluar skandalin, duke e lidhur vetëm me dosjen e McGonigal në New York.
Në fakt, ish-zyrtari i FBI po hetohet në SHBA për dy dosje, atë të lidhjes dhe korruptimit nga Edi Rama për të goditur opozitën shqiptare dhe kontaktet me oligarkun rus, Deripaska.
"Ky skandal u përket të dyja vendeve njësoj. Ka një keqintepretim kur thotë se Rama nuk është i përfshirë. Në fakt nëse i heqim emrin zotit Rama nga çështja e McGonigal, atëherë ai do të kishte vetëm një aktakuzë në gjykatën e Neë York. Mirëpo ai ka edhe një aktakuzë tjetër në gjykatë, në Uashingon D.C. Rama është individi më i përfolur, emri i të cilit përmendet 14 herë dhe veprimtaria e të cilit përbën problem themelor të të gjithë ccështjes së ngritur në Uashington D.C. Heqja e Edi Ramës nga ky ekuacion do ta ndryshonte tërësisht edhe pozicionin ligjor edhe të vetë z.McGonigal në SHBA. Por e vërteta është kjo, ai është drejtpërsërdrejti i përfshirë në këtë ccështje, në një gjykatë të veçantë në Uashigton, pra ndarazi nga çështja Deripaska", u shpreh Zhulali.
Skandali McGonigal është sfidë edhe për drejtësinë shqiptare, tha Zhulali.
Sipas saj, Rama ka cenuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë duke përfshirë në takime të rëndësishme Agron Nezën dhe Dorian Duçkën.
"Ky është një test për organet tona të drejtësisë për të parë sa të pavarura dhe të pandikuara nga presioni ndaj tyre janë, për të hetuar për këtë çështje. Nuk duhet të kishte asnjë vonesë nga organet e hetimit për të hapur një çështje të drejtpërdrejtë të zotit Rama, nër rastin McGonigal. Prej dy vitesh është hetuar veprimtaria e McGonigal me zotin Rama, me qeverinë shqiptare dhe dy persona privatë që kanë marrë pjesë në takime zyrtare. Në emër të kujt kanë marrë pjesë? Në këto takime janë diskutuar çështje të rëndësishme për sigurinë kombëtare, sigurinë rajonale. Ç'punë nga Duçka me sigurinë ndërkombëtare, rajonale, ose zoti Neza? Ku nuk merr pjesë as ambasada amerikane, siç pretendohet, ku nuk merr pjesë as agjencitë e tjera ligjzbatuese të Shqipërisë si SHISH, por marrin pjesë dy persona krejtësisht të palidhur, të paktën në marrëdhënie zyrtare ligjore me shtetin shqiptar. Rama ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe mban përgjegjësi ligjore për këtë", tha ajo.