SYRI TV/ Forumi i Sigurisë në Kongresin Amerikan, Mediu: Ballkani rrezik nga zhvillimet e brendshme
Tensionet e vazhdueshme në Ballkan, por dhe mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsorizuar nga Rusia. Kjo ishte tema e bisedës ne formonin e sigurisë në Kongresin Amerikan, i organizuar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Sipas këtij të fundit Ballkani rrezikohet edhe nga zhvillimet e brendshme si autoritarizmi, krimi i organizuar dhe korrupsioni
SYRI TV
Shmangia e një konflikti të mundshëm në Ballkan, si dhe kundërbalancimi i agresionit Rus dhe ndërhyrjes së Kinës” ishte tema që u diskutua në forumin e sigurisë në Kongresin Amerikan. Forumi u organizua nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në bashkëpunim me kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt. Në takim z.Mediu theksoi problemet dhe tensionet e vazhdueshme në Ballkan, mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsoriziar nga Rusia për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë, nëpërmjet disa fakteve evidente siç janë. Si shpenzimet luftarake pa kufi të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën, situata në Bosnjë, ,Tensionet e qëllimshme në Veri të Kosovës, tensionet fetare dhe politike në Malin e Zi, prezenca e fuqishme ekonomike e Kinës në sektorë kritikë etj. Z Mediu theksoj se Ballkani rrezikohet dhe nga zhvillimet e brendëshme: Rritja e autoritarizmit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, rritja e varfërisë dhe largimi masiv i të rinjve.
Në këtë takim u ra dakort që të punohej për një legjislacion konkret që të bejë një vlerësim të investineve të huaja që cënojnë sigurinë kombëtare. Delagacioni i kuvendit të Shqipërisë përfaqësohej, nga deputetët Gjiknuri: Cupi dhe Gjylameti.