Dëshmia e re/ Kush është 'Floriani i CIA-s' i Agron Nezës në Bruksel

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka bëri një denoncim të fortë në 'Çim Peka Live' mbrëmjen e kaluar, duke u ndalur te skandali i përmasave botërore Rama-McGonigal. 

Zeka tha se Agron Neza është pjesë e një rrjeti manipuluesish me qendër në Bruksel, të cilët falsifikojnë dokumentet e FBI-së dhe CIA-s dhe me to shantazhojnë njerëz të ndryshëm për qëllime përfitimi. 

Milaim Zeka përmend një person me nofkën "Floriani" të cilin e identifikon si Faik Imeri i cili bashkëpunon me Agron Nezën dhe kanë gjobitur dhjetëra biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë e më gjerë në emër të CIA-s. 

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Ju në këtë studio më keni thënë radhën e kaluar se jeni kërcënuar pas intervistës me mua nga Agron Neza...

Milaim Zeka: Jam kërcënuar publikisht. Agron Neza e ka thënë te Tema se gjoja kam ardhur te ti me inciativën e Sali Berishës. E ke lexuar? është e shkruar aty. 

Çim Peka: Për të qenë korrekt nuk e kam leuar se nuk e lexoj as gazetën dhe as Agron Nezën. 

Milaim Zeka: Ata njerëz të cilët nuk janë takuar për qëllime të këqija me Agron Nezën, shefin e FBI dhe Duçkën, nuk kanë pse ta fshehin. Unë jam takuar me të gjithë këta dhe çdo bisedë e kam të regjistruar. Unë e kam patur mision të takohem me ta. Cili ka qenë misioni im? Misioni im ka qenë ai i gazetarit. 

Çim Peka: E keni pyetur për takimin me zotin Rama ndonjëherë zotin Neza dhe zotin McGonigal? Nëse e ke sekret mbaje sekret nuk është detyra jote aq më tepër t'i thoni këtu se keni interesat tuaja gazetareske. 

Milaim Zeka: Është diçka më e madhe se z.Rama në krejt ngjarjen time, rrëfimin tim gazetaresk. Unë e kam pyetur zotin Neza, m.q.s më është prezantuar si person i FBI, më ka prezantuar edhe McGonigal. E kam pyetur kush është ky njeri në Bruksel që paraqitet me pseudonimin “Florjani” që po mashtron dhjetëra njerëz në emër të CIA-s amerikane. Unë i kam dërguar një foto të këtij personi zotit Neza. Brenda disa minutave foto ka arritur te Faik Imeraj në Bruksel. Unë këtu e kam zbuluar rrjetin. I vetmi njeri në këtë botë që kam fotografuar personin në Bruksel, kam qenë unë. Personi që e dërgoi fotografinë ka qenë Agron Neza. Agron Neza këtu ka rënë në kurth. Personi në Bruksel, sipas shërbimit informativ të Kosovës, sipas të gjitha agjencive ndërkombëtare dhe atyre amerikane, ky person “Florjani” (Faik Imeri), i cili wshtw i hetuar edhe nga NATO sepse ka abuzuar edhe me CIA-n edhe me NATO-n, është njeri i rekrutuar nga BIA serbe.