Pas fitores së lojës rezistencës, Nita dhe Dea Mishel dhurojnë lekët për për fëmijët me autizëm në Kosovë

Loja e radhës nga vëllai i madh ishte loja e rezistencës.

Në oborrin e shtëpisë u vendos një strukturë, në të cilën ndodheshin 13 llamba dhe 13 butona për secilin banorë. Në momentin që butoni shtypej, ai bëhet i kuq dhe kur lëshohej kthehet në gjendjen fillestare, në ngjyrë të gjelbër që do të thotë se ata që e lëshonin skualifikoheshin nga loja.

Personi i cili reziston më gjatë duke mbajtur butonin shtypur, do të fitonte 2 mijë e 500 euro. Dy banoret që rezistuan më së shumti ishin këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi dhe Dea Mishel. Ato qëndruan 14 orë e 52 minuta dhe pas gjithë kësaj kohe ato vendosën që të bëjnë një pakt me njëra-tjetrën.

Amos i ndihmojmë që të numëronin deri një 10-të dhe njëra nga to obligohej që të lëshonte butonin e para. Ishte Dea ajo që hoqi dorën e para dhe disa sekonda më vonë të njëjtën gjë e bëri edhe Nita. Megjithatë, Nita dhe Dea ranë dakord që parat e fituara nga sfida t’i dërgonin për shoqatën e fëmijëve me autizëm në Kosovë. Theksojmë që në lojë ishin të përfshirë të gjithë banorët, dy të tjerë që rezistuan gjatë ishin edhe Efi dhe Armaldo me nga 12 orë.