'Z. Berisha, a do ta ftonit Luiz Ejllin në fushatën e PD?' - Ndiqni reagimin e kreut të opozitës
Për të dytën herë radhazi, Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka dhënë përgjigje sot një pyetjeje që i ka ardhur nga ndjekësit e tij, të apasionuar pas spektaklit “reality” Big Brother VIP, nëse do ta ftonte artistin Luiz Ejlli që po spikat, të bëhej pjesë e fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 14 majit. Ndiqni reagimin dhe përgjigjen e plotë të Kryetarit të PD, për pyetjen e fundit të bashkëbisedimit të tij me qytetarët sot në Fb.
Pyetje: Z. Berisha, çfarë mendimi keni për Luizin te “Big Brother” dhe a do t’i bëni ftesë të bëhet pjesë e fushatës së PD-së pas përfundimit të BBV?”
Berisha: Besoj se nuk ka asnjë rëndësi, mendimi im, pasi Luizi dëshmoi veten një artist, interpretoi si artist me talent dhe meritoi (nuk shkoj më tutje sepse nuk dua, e thashë edhe para dy netësh, secili ka “diellin” e vet dhe unë nuk dua t’i përzihem askujt në “diellin” e tij) - meritoi plotësisht admirimin e publikut shqiptar dhe më gjerë. Faleminderit shumë për pyetjen.
Pyetje: Po a do t’i bënit ftesë të bëhej pjesë e fushatës së PD-së?
Berisha: Pjesa e dytë e pyetjes është “invalide” në kuptimin që – e thashë atë, secili ka shkëlqimin, ka “diellin” e tij. Prandaj dhe nuk ka një përgjigje për këtë pyetje tani.