Berisha: Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP dhe Ramës

Kryetari demokrat, Sali Berisha u pyet gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se përse opozita nuk po angazhohet shumë për të denoncuar Arben Ahmetajn.

“Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër.

Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës.

Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve.

Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje,” tha Berisha.

Kryetari demokrat, Sali Berisha përsëriti se ‘Edi Rama është armik i egër i votës’.

“Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri.

Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri.

Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë,” tha Berisha.