", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/04/auto_Screenshot_51675505451.png", "width": 900, "height": 531 } }

VIDEO/ Momente nervozizmi, Ronaldo përplaset fizikisht me kundërshtarët

Cristiano Ronaldo theu më në fund mallkimin e tij në futbollin e Arabisë Saudite, pasi gjeti golin e parë në ndeshje zyrtare me fanellën e Al Nassr. Sulmuesi portugez, edhe pse kishte luajtur dy ndeshje me fanellën e skuadrës së tij, në kampionat dhe Kupë, nuk ia kishte dalë të tundte rrjetën.

CR7-ës, i erdhi  në ndihmë një penallti, të cilën ai arriti ta transformonte në gol, në minutën e 93-të të duelit, por vetëm për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij në barazimin 2-2.

Por përpara këtij momenti, Ronaldo u përfshi në një përplasje me kundërshtarët. Ammar Al Daheem rrëzohet në zonën e Al Nassr-it dhe pretendon për faull. Veprimi i tij ka nervozuar 5 herë fituesin e Topit të Artë, i cili shkon dhe vendos ta ngrejë me sforco.

Kaq ka mjaftuar që lojtarët e Al Fateh-ut të shkojnë menjëherë pranë tij dhe të përplasen fizikisht. Për më tepër shikoni videon e momentit të tensionuar: