VIDEO/ Vazhdon dëbora në qarkun e Korçës, borëpastrueset në veprim

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje bore shoqëruar në disa zona edhe me erë. Temperatura mesatare është minus 2 gradë Celcius. Trashësia e dëborës varion nga 5 - 20 cm. Reshjet vazhdojnë. Kontraktorët jane në akset rrugore me punime për  pastrime dhe kriposje si në aksin Korçë-Voskopojë , ku punonjës 2 borëpastruese; në aksin K. Dardhës-Dardhes, tri mjete, në aksin Korçë-Qafa e Qarrit-Erseke, katër borëspastruese; në aksin Leskovik –Çarshovë, një.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Pamjet e marra sot nga SYRI TV:

Pamje nga dita e djeshme: