Pogradec, gjendet pa jetë afër tregut një 70-vjeçar
Një burrë 70-vjeçar, Lytfi Pilinxhi, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Pogradec tha se dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur nga shkaqe natyrale, nga temperaturat e ulëta, pasi Pilinxhi ishte endacak.
Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Shtetit thuhet: “ Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. “