Sërish lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Lëkundej të forta tërmeti janë shënuar ditën e sotme në Greqi.

Sipas mediave greke, tërmeti është shënuar në Kalamata, me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në brigjet e Methonit.

Bazuar në të njëjtat informacione, lëkundjet janë regjistruar 21 kilometra në jug-jugperëndim të Methonit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 6 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në Kalamata dhe zonat përreth të Messinisë.