'Rama futet në vrimën e miut'/ Kapexhiu tallet pas skandalit McGonigal

Mjeshtri Bujar Kapexhiu është tallur me kryeministrin Edi Rama në karikaturën e radhës, pas skandalit McGonigal, duke e futur në vrimën e miut.

Kapehxhiu ka pasqyruar situatën në të cilën ndodhet Rama pas shpërthimit të skandalit, i cili nuk i është paraqitur në interpelancën në Kuvend të thirrur nga deputetët demokrat ditën e djeshme, por zgjodhi ta delegojë përgjegjësinë e tij te ministrja Elisa Spiropali.

‘Miush pse po qan?! Më ka zënë vrimën Rama!’, shkruhet në karikaturë.