Berisha fton diasporën shqiptare në Itali në takim me deputetët e PD dhe politikanët italianë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se do të zhvillohet një takim me komunitetit shqiptar në Itali mes deputetëve të PD-së dhe eksponentë të politikës italiane.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka ftuar demokratët t'i bashkohen takimit që do të zhvillohet të dielën, 5 shkurt ora 15:30 në prezencë të Dott.Simone Foglio, zv/Presidenti i Senatit, On. Maurizio Gasparri, On. Paolo Barelli, On. Alessandro Battilocchio dhe eurodeputetja On. Luisa Regimenti.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, shqiptarë të diasporës sonë në Itali, demokrate dhe demokratë. 

Ju ftoj të merrni pjesë në takimin e komunitetit shqiptar, me pjesëmarrje të disa deputetëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe eksponentëve të politikës italiane:

Dott.Simone Foglio, zv/Presidenti i Senatit

On. Maurizio Gasparri, On. Paolo Barelli, On. Alessandro Battilocchio, eurodeputetja

On. Luisa Regimenti.

E diel, 5 shkurt ora 15:30

@Ergife Palace Hotel & Conference Center