Dy lojtarë bejsbolli kanë të njëjtin emër dhe mbiemër, duken njësoj, por nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin
Dy lojtarë amerikanë të bejsbollit me të njëjtin emër dhe pamje çuditërisht të ngjashme iu nënshtruan një testi të ADN-së për të zbuluar nëse ata kishin vërtet lidhje gjaku.
Brady Feigl (32), i cili luan për Long Island Ducks, duket pothuajse identik me një tjetër Brady Feigl (27), i cili luan për Las Vegas Aviators.
Të dy janë të gjatë 193 centimetra, kanë flokë të kuq dhe mbajnë syze të ngjashme. Dallimi midis tyre është se njëri luan me dorën e djathtë, ndërsa tjetri është mëngjarash.
Në vitin 2015, të ngjashmit u ngatërruan për herë të parë me njëri-tjetrin kur të dy kishin të njëjtin operacion në bërryl të kryer nga i njëjti mjek, i quajtur Dr. James Andrews, pas së cilës zbuluan se ishin të ngjashëm.
Disa vite më vonë, në 2017, dyshja ra në një tjetër "krizë identiteti", pasi ekipi i bejsbollit të Universitetit të Mississippi-t etiketoi Feigl-in e gabuar në Twitter në një kartolinë ditëlindjeje.
Brady Feigl and Brady Feigl each recently took a DNA test.
— Dan Clark (@DanClarkSports) January 12, 2023
The results confirmed they are not related and there is, in fact, a glitch in the Matrix. pic.twitter.com/CWHEY1Bbhd
Së fundmi, ata vendosën të bënin një test të ADN-së për të kontrolluar nëse kishin lidhje gjaku dhe testi nuk tregoi asnjë lidhje biologjike midis të dyve. Megjithatë, pavarësisht diferencës së tyre në moshë, Feigls ende ndjehen të lidhur me njëri-tjetrin.
"Ne jemi ende vëllezër në një farë mënyre," tha Feigl më i vjetër, sipas The Sun.
Feigls mund të mos jenë të vetmit që janë të huaj identikë - një studim i Cell Reports i gushtit 2022, zbuloi se janë 32 njerëz që duken njësoj.
Sipas CNN, në studim, studiuesit i kërkuan doppelgängers të bënin një test të ADN-së dhe të plotësonin një pyetësor për jetën e tyre. Shkencëtarët që bënë studimin vendosën gjithashtu fotot e doppelgangerit përmes tre programeve të ndryshme të njohjes së fytyrës.
"Genomics i grupon ato së bashku dhe pjesa tjetër i ndan," tha Manel Esteller nga Instituti i Kërkimeve të Leukemisë Josep Carreras në Barcelonë.