SYRI TV/ Buxheti i 2023, PL: Prioritet shërbimet e luksit, qytetarët nuk u kompensuan nga qeveria

Partia e Lirisë akuzoi qeverinë se në shpërndarjen e të ardhurave për Buxhetin e vitit 2023, prioritet janë shpenzimet operative të luksit e investimet kapitale. Në një dalje për mediet, Sekretari për Ekonominë, Petraq Milo deklaroi se  qeveria duhet të bënte kompensimin e plotë për qytetarët nga të ardhurat e inflacionit, jo të jepte lëmoshë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të çmimeve.