Mesut Ozil do të var këpucët në gozhdë
Futbollisti turk Mesut Ozil mendon që t'i jap karrierës.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari turk Yakup Cinar i cili punon për gazetën ‘Fanatik’
Özil, i cili aktualisht është nën kontratë me Basaksehir, e ka marrë këtë vendim pas ndeshjes së fundit të ligës, shkruan Cinar.
Në humbjen 1-0 kundër Kayserispor, Özil ishte në formacionin startues për herë të parë këtë sezon pas një pauze të gjatë dëmtimi (probleme me shpinë) por u zëvendësua në pushim.
Sipas “Fanatik”, Özil nuk është paraqitur në stërvitje pas ndeshjes dhe ka njoftuar bashkëlojtarët e tij dhe përgjegjësit në klub se do të dëshironte të zgjidhte kontratën (deri në qershor 2023) dhe të largohej nga futbolli.
Mesfushori sulmues kaloi nga Fenerbahce te Basaksehir vetëm në fillim të këtij sezoni.
Atje ai bëri 22 paraqitje në ligë sezonin e kaluar dhe shënoi tetë gola.
Basaksehir është klubi i preferuar i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan (68), i cili është edhe njeriu më i afërt i Mesut Özil.
Shefi i klubit Göksel Gümüsdag është i martuar me një mbesë të gruas së Erdoganit.
Këtë sezon, Özil ka bërë vetëm katër paraqitje në Süper Lig në 22 ndeshje (gjithsej 70 minuta) dhe nuk ka shënaur asnjë gol.