Bayern: Nagelsmann konfirmon mungesën e sulmuesit kryesor ndaj PSG-së
PSG nuk do të jetë në gjendje të llogarisë shërbimet e Kylian Mbappe për ndeshjen e parë të 1/16-tës kundër Bayern Munich. Por situata nuk është më mirë me rivalin gjerman. Siç i druheshin, pavarësisht një rikthimi të fundit në stërvitje, klubi bavarez nuk do të ketë Sadio Mane, rekrutin e tyre kryesor të merkatos së verës.
Në një konferencë për shtyp, trajneri Julian Nagelsmann konfirmoi se sulmuesi i tij senegalez do të ishte prezent për ndeshjen e parë me PSG-në. “Unë e pres atë në mes ose në fund të shkurtit. Po duket mirë, nuk ka më dhimbje. Por kundër Parisit ai do të humbasë ndeshjen e parë ”, tha Nagelsmann. Ndeshja e parë do të zhvillohen më 14 shkurt, ndërsa ajo e kthimit më 8 mars.