SYRI TV/ FNSH mësyn tek një familje në Lezhë, kryefamiljari: Ma kanë terrorizuar familjen

Forca të shumta, që kanë pretenduar se janë të FNSH, kanë kryer kontrolle në mes të natës në banesën e Artan Gjinajt në fshatin Dajç të Lezhës.

Në banesë ndodheshin vetëm bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur të Artan Gjinajt, pasi ky i fundit punon në Mal të Zi si punëtor krahu. Banori i fshatit Dajç bëri një denoncim për mediat, ku tregoi se bashkëshortja dhe fëmijët e tij janë terrorizuar.

Sipas tij, në mes të natës, njerëz të veshur dhe prezantuar si Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle në banesë, pa dhënë shpjegime. Ai shprehet se nuk ka asnjë konflikt me ligjin apo me persona të tjerë.

Kristina Gjinaj, tregoi e lotuar se ajo dhe fëmijët janë terrorizuar, ndërsa sipas saj ishin pesë policë të armatosur dhe me maska dhe u prezantuan si policia e shtetit.