Kupa e Shqipërisë ul siparin, sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit
Dy biletat e fundit për në raundin e 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të jepen sot. Kanë mbetur dhe dy përballje interesante për t’u luajtur në këtë kompeticion, Vllaznia-Bylis dhe Teuta-Erzeni.
Durrsakët do të presin shijakasit, të cilët do të zhvillojnë derbin në stadiumin “Niko Dovana”. Gara për një vend në raundin e 1/8 mbetet ende e hapur pasi takimi i parë ka përfunduar në paqe me shifrat 1-1.
Nga ana tjetër Vllaznia ka hedhur një hap drejt turit tjetër pas fitores ndaj Bylisit në ndeshjen e parë me shifrat 2-0. Ballshiotët do të udhëtojnë drejt Shkodrës në orën 13:00 për të luajtur kartat e mbetura në këtë takim.