EMRI/ Tjetër aksident me vdekje, humb jetën 66-vjeçari në Durrës

Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vend. Pas vdekjes së të riut në Tiranë, një 66-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit.

Ne fshatin Jube, drejtuesi i motomjetit tip Lifan Qemal Tabaku ka nderruar jetë.

Njoftimi:

Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.