Makina përplaset me trafikndarësen dhe shpërthen në flakë, shpëton mrekullisht shoferi

Një makinë është perplasur me trafikndarësen dhe ka shpërthyer në flakë në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrëfiksja e ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga mjeti

Zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.