Salianji debat me Dudushin: Je sjellë me regji për të bërë zhurmë, por nuk e mbron dot Ramën

I ftuar në 'Çim Peka Live' në Syri Tv ishte deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji për të diskutuar mbi skandalin e Ramës në SHBA.

Salianji është shprehur se ekzistojnë dy çështje në SHBA ku në njërën prej dosjeve të McGonigal është emri i Ramës i përmendur disa herë.

"Ne mund të kemi opinione dhe qëndrime të ndryshme kur bëhet fjalë për një çështje të caktuar por faktet  ne nuk i ndryshojmë dot. Janë dy çështje,njëra është në New York që ka të bëjë me Deripaskën dhe një çështje që është Washington që është në zyrën e prokurorit të diskretit të Colombia që ka të bëjë vetëm me Shqipërinë.

New York Time shkruante sot se atë që dërguam të infiltronte Deripaskën ndërkohë që ai infiltron zyrtarin e FBI-së së bashku me Ramën brenda."

Salianjit i është ndërprerë fjala nga Dudushi duke e akuzuar se po shpif në lidhje me shkrimin e New York Times, ndërkohë deputeti demokrat i ka rikujtuar se të njëjtën gjë bëri edhe kur mohonte akuzat dhe përfshirjen e Ramës në skandalin në SHBA dhe Dudushi nuk mori guximin të kërkonte falje.

Dudushi: Ku është shkrimi i New York Times ma nxirr, mos hidh akuza në ajër?

Salianji: E vetmja gjë që mund të keni si porosi është zhurma, prandaj më lër të mbaroj logjikën që kam nisur sepse edhe herën e kaluar ju në debat bëtë të njëjtën gjë dhe ne ju nxorëm dokumentat dhe nuk kërkuat ndjesë. Sepse dhe tani u shprehë se unë habitem sesi  thuhet në Shqipëri që Edi Rama e ka bërë atë që nuk e ka bërë Rusia dhe Kina me shërbimet sekrete amerikane, prandaj të njëjtën gjë bën Rama duke ja hedhur fajin vartësve të tij."

Salianji e vazhdoi më tej logjikën duke thënë se si ka mundësi që Rama ka një këshilltar privat pa kontrate dhe pa pagesë sepse nuk e njeh asnjë pikë e legjislacionit në Shqipëri.

"Kryeministri del edhe thotë se ka një këshilltar pa pagesë i cili ka lidhje të forta me rusët, por duhet që të nxjerrë nj kontratë pasi ligji nuk e një këshilltarin pa pagesë.

Dhe si ka mundësi që në shkelje të ligjit ky këshilltari pa pagesë ka një e-mail zyrtar të qeverisë dhe ka një pasaportë qeveritare sipas aktakuzës. Nga ana tjetër kryeministri është në dosjen e Colombias me emër.

Ndërkohë që presim hetimet ku do të dalin të gjitha lidhjet dhe takimet që ai ka pasur me kryeministrin Rama."