Erl Murati: Skandali McGonigal, Rama e di që kjo çështje nuk mbyllet me kaq
‘Edi Rama e di se skandali McGonigal nuk mbyllet me kaq dhe ai nuk do të thotë gjëra që më vonë mund të ballafaqohet me to’.
Kështu u shpreh gazetari Erl Murati në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke diskutuar mungesën e Edi Ramës në parlament dhe shmangien e tij për të dhënë llogari për dosjen e FBI-së ndaj tij.
‘Ky është në ato rastet që në parlamenti në mënyrë zyrtare e thërret kryeministrin në një seancë pyetjesh. Sot u thirr kryeministri dhe ai fare mirë mund të paraqitej aty dhe jepte shpjegimet e veta. Ai zgjodhi të shmangej, se unë besoj se ai është i ndërgjegjshëm që kjo është një çështje që nuk mbyllet këtu.
Kjo çështje nuk mbyllet thjeshtë me publikimin e atyre dy dosjeve, një shkrim tek Zëri i Amerikës, ose me një cikël shkrimesh në mediat shqiptare dhe me gjasë do të vazhdojë.
Ai do të jetë i kujdesshëm që të mos thotë gjëra që në të ardhmen mund ti vihen në ballafaqim dhe mund të dalë keq.
Ajo që më bëri përshtypje është se kryeministri minimalisht mund të urdhëronte të mos futej kjo seancë pyetjes në rendin e ditës dhe paraqitja e tij në parlament. Kryeministri duhet të ishte prezent, pastaj e vendos ai nëse do ti përgjigjej pyetjeve.
Këtu nuk kemi të bëjmë me situatën e bujqësisë në vend dhe ti ja delegon ministres së Bujqësisë. Këtu kemi të bëjmë me një çështje që prek ekskluzivisht kryeministrin e vendit dhe marrëdhëniet e tij personale, nga njerëz që janë akuzuar për disa vepra penale.
Këtu nuk kemi të bëjmë me një siç e quajti ai, një bigbrother të foltores, se në fillim nuk ka nxjerrë në publik PD-ja, por kjo vjen nga dosjet hetimore të Uashington dhe Nju Jork’, u shpreh Erl Murati në SYRI TV.