Vasili: Kuvendi i marrë për fyti nga të lemerisurit! Rama ka ditë që fshihet, i zhytur deri në grykë

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka folur për mediat jashtë sallës së Kuvendit, ku theksoi se ky i fundit është kapur për fyti nga të lemerisurit e rilindje.

Sipas Vasilit, mungesa e Ramës në interpelancë për skandalin me Chales McGonigal vjen si pasojë se kryeministri është i zhytur deri në grykë.

Shqipëria mbete në vend për korrupsionin, sot kuvendi është marrë për fyti nga të lemerisurit e rilindjes, Rama duhet të ishte përgjigjur por ka ditë të tëra që fshihet po përpiqet që të zgjidhë problemi po është shumë i rëndë nuk i zgjidh dot, faktet janë të rënda nuk e dëmton dot opozitën sepse fshehja është prova e frikës së tmerrshme sot patë që ai u fsheh në mënyrën më të turpshme për një aferë ku përmendet 14 herë dhe është i zhytur deri në grykë dhe vendi i tij ku është votëbesuar dhe duhet të japë llogari ju e patë që u fsheh Nikolla është vendosur në krahun e shkatërrimit ka marrë përsipër të ekzekutoj  ecurinë normale të parlamentit janë shndërruar në kufoma politike”, tha Vasili.