Rama fshihet sërish/ Vokshi publikon videon e tij për Charles McGonigal
Kryeministri Edi Rama nuk është shfaqur në Kuvend, ndërsa opozita kërkoi me ngulm që ai të jetë i pranishëm për të debatuar për skandalin më të rëndë të dekadave të fundit, atë të lidhjeve të Ramës me Charles McGonigal.
Ndërsa mori fjalën deputetja Albana Vokshi, nga foltorja e Kuvendit nxori një video të kryeministrit Edi Rama ku dëgjohej: “Shefi i kundërterrorit është miku im”.
Ka qenë edhe ky moment ku ka ndërhyrë Lindita Nikolla duke i hequr fjalën.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish foltoren ndërsa po kërkojnë që të mos kalohet në votim procesverbali i seancës të së enjtes të shkuar kur në parlament u krijua një situatë kaotike dhe u përjashtuan deputetët demokratë, përfshi kryedemokratin Sali Berisha.