Vrasjet në Vjenë: Dënohen 4 burrat që ndihmuan xhihadistin me origjinë shqiptare në sulmin terrorist

Katër burra janë dënuar me burgime të gjatë si bashkëpunëtorë në vrasjet gjatë një sulmi terrorist vdekjeprurës nga një person i armatosur, i vetëm, xhihadist, në zemër të kryeqytetit të Austrisë në nëntor 2020.

Kujtim Fejzulai, me origjinë shqiptare, kaloi në tërbim në zonën e ngarkuar të jetës së natës në Vjenë të njohur si Trekëndëshi i Bermudës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 23 të tjerë.

Terrori i tij zgjati nëntë minuta dhe përfundoi kur ai u qëllua për vdekje nga policia.

Burrat në gjyq u akuzuan se e kishin ndihmuar atë përpara sulmit. Dy të tjerë të moshës 22 dhe 23 vjeç u shpallën të pafajshëm si bashkëpunëtorë në vrasje, por u dënuan për vepra më të vogla të lidhura me terrorin.

Sulmuesi 20-vjeçar, i cili kishte shtetësi austriake dhe maqedonase, ishte radikalizuar në Austri dhe kishte kaluarr 18 muaj në burg për përpjekjet për t'u bashkuar me grupin xhihadist Shteti Islamik (IS), që tha se qëndronte pas vrasjeve.

Dënimet ishin si më poshtë:

Heydayatollah Z, 28 vjeç, ADN-ja e të cilit u gjet në armën e vrasjes kallashnikov dhe jetoi në banesën e vrasësit për disa javë, u dënua me burgim të përjetshëm.

Burak K, 24 vjeç, i cili vizitoi vrasësin disa orë para sulmit, u dënua me 20 vjet burg.

Adam M, i cili pranoi se i kishte siguruar një armë për 500 euro, por mohoi të dinte se çfarë kishte planifikuar të bënte vrasësi me të, u burgos për jetë.

Ishaq F, 22 vjeç, i cili kishte qënë në burg me Fejzulai dhe ishte në dijeni se ai kishte fantazuar për një sulm, u dënua me 19 vjet. Të gjithë kanë të drejtën e animimit..

Për gati katër dekada, Vjena i kishte shpëtuar llojit të sulmeve në shkallë të gjerë që kishin goditur kryeqytetet evropiane si Parisi, Londra dhe Berlini.

Kjo ndryshoi më 2 nëntor 2020, kur personi i armatosur goditi në zemër të qytetit të vjetër.

Zona, me rrugët e saj të ngushta, me kalldrëm, është vendi ku ndodhet kisha më e vjetër të Vjenës, Shën Ruprecht, dhe e sinagogës kryesore të qytetit, Stadttempl, objekt adhurimi hebre që i mbijetoi terrorit nazist të Kristallnacht në 1938.