Zbulohet negociatori i huaj që do të ulë në tryezë Ramën, Bashën e Metën. Ja kushti që ka

Syri.net mëson se dje Ilir Meta i ka dërguar një letër Partive Popullore Europiane, ku informon për situatën politike në vend dhe u kërkoi që të jenë negociatorë për të ulur në bisedime palët politike.

Për të arritur këtë, është gjetur edhe negociatori i huaj. Ai është David McAllister, eurodeputet gjerman dhe mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Ai është anëtar i partisë së Kancelares Angela Merkel, pjesë e Partive Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike.

McAllister është shprehur i gatshëm që të ndërmjetësojë për takimin e Ramës dhe Bashës ku do të diskutohet për zgjidhjen e krizës politike. Por, ai u ka vënë një kusht tre partive kryesore, PS-PD-LSI. Kushti i tij është që paraprakisht të bihet dakord se çfarë do të diskutohet në takimin mes palëve. Në rast se kjo gjë nuk arrihet, eurodeputeti gjerman nuk do të marrë përsipër rolin e negociatorit.

Në takimin e djeshëm Rama-Meta, ky i fundit i propozoi Kryeministrit që t’i kërkojnë ndihmën PPE-së për të negociuar dialogun politik. /SYRI.net/