Këlliçi dhe Bylykbashi takime në Kongresin Amerikan, diskutohet për skandalin Rama

Dy deputetë të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi ndodhen prej ditësh në SHBA, ku kanë zhvilluar takime të shumta.

Është deputeti Këlliçi, i cili ka bërë të ditur në Facebook se kanë vazhduar me takime të shumta në Kongresin amerikan.

‘Bashkë me Oerdin u takuam me Kongresmenin Republikan Michael Guest nga Mississippi. Diskutuam gjerësisht rreth çështjeve aktuale si Sundimi i Ligjit dhe Zgjedhjet Lokale të 2023. E informuam Kongresmenin rreth krizës në vend dhe kapjes së sistemit politik dhe atë të drejtësisë nga partia në pushtet. Gjithashtu patëm mundësi të flisnim edhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Rama.

Takimi u mbyll me mbresat më të mira dhe me besimin se Shqipëria do të dalë shumë shpejt nga ky udhëkryq’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.