Diell pas shiut për Milanin, ja kur pritet në fushë Zlatan Ibrahimovic

Ka dritë në fund të tunelit për Milanin pas situatës së errët në janarin e këtij viti. Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic po vazhdon fazën e rikuperimit dhe tashmë është planifikuar një datë për rikthimin e tij në fushë.

Siç raporton italiania “Calciomercato”, suedezi nuk do të kthehet në derbi kundër Interit me datë 5 shkurt. Por nuk do të jetë larg, pasi Ibrahimovic pritet të rikthehet në fushën e lojës më 10 shkurt kundër Torinos.

Megjithatë synimi i Milanit është që ta ketë gati 41-vjeçarin në Champions League kundër Tottenham Hotspur. Kujtojmë se Ibrahimovic nuk e ka bërë ende debutimin e tij me kuqezinjtë në këtë sezon.