Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

Shtyhet serisht seanca gjyqesore ndaj Arbër Paplekajt.

Gjykata e Elbasanit zhvilloi sot një tjetër seancë në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Në seancë u thërritën 15 dëshmitarë, 2 prej të cilëve u paraqitën para gjykatës, njëri paraqiti raport mjekësor për mungesën e prezencës, ndërsa 3 të tjerë ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Seanca e rradhes do të mbahet ne daten 8 Shkurt.