Ai mbërriti te Arsenal në vitin 2003 nga akademia e të rinjve të Parmës, ku dëshmoi se ishte një bomber i vërtetë. Ai vazhdoi të shkëlqejë në shkollën e futbollit të Arsenalit, ku shënoi 45 gola në 23 ndeshje.

Kjo ishte arsyeja pse ai u thirr në ekipin e parë, i cili në atë kohë përbëhej nga yje të mëdhenj si Thierry Henry, por italiani nuk u imponua. Ai kaloi periudha të shumta huazimi përpara se të kalonte pjesën më të madhe të karrierës së tij në ligat e ulëta italiane. Ndoshta ai është edhe arsyeja pse Arsenali nuk u mbështet te lojtarët nga Italia.

Është interesante se Arsenali ka pasur më shumë portierë italianë në historinë e tij sesa futbollistë në fushë. Ndryshe nga Lupoli, i cili ishte i vetmi në fushë që luajti për Topçinjtë, dy portierë ishin Vito Mannone dhe Emiliano Viviano.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/01/auto_Screenshot_71675252308.png", "width": 900, "height": 607 } }

Arsenal transferoi lojtarin e dytë në histori nga Italia: A mund ta merrni me mend të parin?

Futbollistët nga Italia kanë lënë gjurmë të thella në futbollin anglez, por Arsenali në historinë e tij ka pasur vetëm një lojtar në fushë që vjen nga ky vend.

Sot, edhe kjo ka ndryshuar. Jorginho Frello, përfaqësuesi i Italisë, ndërroi skuadër në Londër, teksa u transferua nga Chelsea te Arsenal, ku i duhet të forcojë konkurrencën në skuadrën që synon titullin kampion në Angli.

Mirëpo, tifozët e Arsenalit u befasuan nga informacioni se në historinë e klubit vetëm një futbollist italian ka veshur fanellën e Topçinjve. Ndryshe nga Chelsea, ku futbollistët e shumtë italianë lanë gjurmë të thella dhe u bënë legjenda, Arsenali nuk u besoi kurrë lojtarëve të këtij vendi.

Vetëm një italian ka luajtur për Arsenalin përpara Jorginhos dhe pak tifozë, ndoshta më fanatikët, mund ta mbajnë mend emrin e tij.

Është Arturo Lupoli, një sulmues që vinte nga akademia, bëri disa paraqitje për Arsenalin në sezonin 2005/2006.