Zyrtare/ Hazard kalon në formë huazimi te PSV-ja

PSV Eindhoven ka zyrtarizuar marrëveshjen për huazimin e Thorgan Hazard nga Borussia e Dortmundit.

Sipas marrëveshjes, përfaqësuesi belg do të jetë i huazuar te holandezët deri në fund të sezonit.

“Është një klub i bukur, me një fanellë të bukur. PSV është ende duke marrë pjesë në ligë, kupë dhe në Evropë. Me të vërtetë po pres me padurim garat e mëdha”, tha Hazard për faqen zyrtare të klubit.

29-vjeçari te PSV-ja do të mbajë numrin 11 në fanellë.

Sulmuesi anësor këtë sezon regjistroi 14 paraqitje me Borussia Dortmundin në Bundesligë, teksa nuk shënoi asnjëherë dhe nuk regjistroi asnjë asistim.

Thorgan Hazard numëron 47 paraqitje me Kombëtaren e Belgjikës.