Navas nënshkruan me klubin e Premier League

Gjithçka është vendosur për Keylor Navas, me kostarikanin që do të vazhdojë karrierën e tij në Premier League.

Prestigjiozja franceze, L’Equipe raporton se Nottingham Forest ka rënë dakord me PSG -në për transferimin e portierit 36-vjeçar, ndërsa kontrata me vetë lojtarin është vendosur tashmë.

Ndërkaq, struktura e transfertës dhe kushtet ekonomike të tij nuk janë të specifikuara.