Inter-Atalanta, formacionet zyrtare të çerekfinales së Kupës së Italisë
Interi dhe Atalanta në kërkim të një bilete për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Të dy skuadra zikaltre do të përplasin “brirët” në orën 21:00, në një duel që pritet të jetë tepër emocionues.
Për sa i përket formacioneve titullare, trajneri Inzagi gjen sërish Lukakun dhe Lautaron nga minuta e parë.
Ndërkohë që është shtyrë mundësia e startimit të Asllanit si titullar, teksa shqiptari do e nisë nga stoli. Gjithashtu edhe Shkriniar është ulur në stol.
Ndërkohë në krahun tjetër, trajneri Gasperini ka zgjedhur Gjimshitin nga minuta e parë.