34-vjeçarja humbi jetën pas abortit, ekpertiza: Vdekja iu shkaktua nga mpiksja e gjakut

E reja Etleva Çullhaj e cila humbi jetën një ditë më parë, pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit, ka humbur jetën si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku.

Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë shoqëruar në 12 të natës në polici, por janë lënë të lirë pas ekspertizës.

Nënë e dy fëmijëve, 34-vjeçarja prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira.

Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.