Arsenal largon Lokongan pas transferimit të Jorginhos

Crystal Palace është drejt mbylljes së marrëveshjes së huazimit me Albert Sambi Lokonga nga Arsenali.

Marrëveshja e përfunduar gjithashtu është miratuar nga ana e lojtarit.

Analizat mjekësore pritet të zhvillohen gjatë pasdites së sotme.

Vlen të theksohet se Arsenali ka nënshkruar me yllin e Chelseat, Jorginho, për 12 milionë paundë.