", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/31/auto_Screenshot_91675172612.png", "width": 900, "height": 634 } }

Nga Ukraina në Gjeorgji, ish-lojtari i Tiranës prezantohet te skuadra e re

Ardit Toli do të vijojë karrierën në Gjeorgji tek skuadra e Torpedo Kutaisi. Në pjesën e parë të sezonit, 25-vjeçari ishte pjesë e Vorskla Potava në Ukrainë por minutazhi i pakët që i rezervuan ukrainasit duket se ka ndikuar në vendimin e mesfushorit për të ndryshuar ambient. Ishin vetëm 10 ndeshjet që Toli luajti me fanellën e Vorskla Poltavas duke dhuruar edhe një asist të vetëm që ishte i rezervuar për Taulant Seferin.

Tashmë, mesfushorin e pret një aventurë e re. Toli do t’i bashkohet menjëherë skuadrës gjeorgjiane në Turqi, aty ku po kryen fazën përgatitore para startit të sezonit të ri më datë 26 shkurt. Kampionatin e kaluar, Torpedo e mbylli në vendin e pestë, pa mundur të kualifikohej në Kupat Europiane.

View this post on Instagram

A post shared by FC Torpedo Kutaisi (@fctorpedokutaisi)